FC Barcelona vazhdon të kërkojë përforcime në repartin defensiv përpara afatit kalimtar veror dhe një nga emrat që është rikthyer në listën e objektivave është Piero Hincapie.
Sipas raportimeve nga “Mail Sport”, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka bërë tashmë kontaktet e para dhe ka kërkuar informacione rreth mbrojtësit, i cili vlerësohet si një nga objektivat e preferuar të klubit katalunas për mbrojtjen.
Barcelona e sheh Hincapien si një profil ideal për projektin e Hansi Flick, falë fleksibilitetit të tij në repartin defensiv, shpejtësisë dhe aftësisë për të luajtur si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krahun e majtë.
Megjithatë, burime pranë klubit besojnë se realizimi i këtij transferimi do të jetë jashtëzakonisht i vështirë në këtë fazë. Konkurrenca për lojtarin është e madhe, ndërsa edhe aspekti financiar mbetet një pengesë serioze për Barcelonën.
Pavarësisht vështirësive, katalunasit po vazhdojnë të eksplorojnë mundësitë në treg për të forcuar mbrojtjen, me Hincapien që mbetet një nga emrat më të pëlqyer nga drejtuesit e klubit.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...