PSG tenton t'i prishë punë Barcelonës, hyn në garë për Alvarezin - Gazeta Express
string(62) "psg-tenton-ti-prishe-pune-barcelones-hyn-ne-gare-per-alvarezin"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 11:30

PSG tenton t’i prishë punë Barcelonës, hyn në garë për Alvarezin

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 11:30

Paris Saint-Germain është futur seriozisht në garë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez dhe është gati të sfidojë FC Barcelona për firmën e tij.

Sipas raportimeve të fundit, kampioni francez po përgatit një ofertë marramendëse për të bindur Atletico Madrid që të lejojë largimin e sulmuesit. PSG thuhet se është e gatshme të ofrojë 120 milionë euro plus dy lojtarë në marrëveshje, në përpjekje për të mbyllur transferimin e një prej emrave më të kërkuar në merkato.

Klubi parisien e konsideron Alvarez si objektivin kryesor për repartin ofensiv dhe është i gatshëm të investojë fuqishëm për ta sjellë në “Parc des Princes”. Përveç ofertës së madhe për Atletico Madridin, PSG po planifikon edhe një pagë të jashtëzakonshme për kampionin e botës me Argjentinën.

Raportohet se drejtuesit francezë janë të gatshëm t’i ofrojnë Alvarezit një paketë financiare të ngjashme me atë të Ousmane Dembele, që kap vlerën e rreth 22 milionë eurove neto në sezon.

Në anën tjetër, edhe FC Barcelona vazhdon ta monitorojë nga afër situatën e sulmuesit argjentinas, por oferta e PSG-së mund ta vështirësojë ndjeshëm garën për katalunasit.

Tashmë mbetet të shihet nëse Atletico Madrid do të pranojë të hyjë në negociata për largimin e Alvarezit, i cili konsiderohet një nga shtyllat kryesore të projektit të klubit spanjoll.

Advertisement
Advertisement
Advertisement