Julian Alvarez kërkon largimin nga Atletico Madridi, Barcelona në aksion - Gazeta Express
string(71) "julian-alvarez-kerkon-largimin-nga-atletico-madridi-barcelona-ne-aksion"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2026 22:49

Julian Alvarez kërkon largimin nga Atletico Madridi, Barcelona në aksion

Futboll

Gazeta Express

28/05/2026 22:49

Sulmuesi argjentinas Julián Álvarez ka tronditur merkato-n verore, pasi raportohet se i ka komunikuar zyrtarisht Atlético Madrid dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi.

Sipas raportimeve të fundit, ylli argjentinas e sheh të ardhmen e tij te FC Barcelona dhe tashmë drejtuesit madrilenë janë informuar pas një takimi që përfaqësuesit e lojtarit kanë zhvilluar në Spanjë.

Burimet bëjnë të ditur se Barcelona po përgatit ofertën e parë zyrtare për transferimin e sulmuesit. Oferta fillestare pritet të jetë rreth 100 milionë euro, ndërsa katalunasit synojnë ta mbyllin marrëveshjen gjatë ditëve në vijim.

Interesimi i Barcelonës për Álvarezin shihet si një lëvizje e madhe për repartin ofensiv, pasi klubi dëshiron të ndërtojë projektin e ri rreth emrave të rinj dhe me potencial të madh.

Nëse transferimi realizohet, ai do të ishte një nga operacionet më të bujshme të kësaj vere në futbollin evropian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement