Bernardo Silva pranë Barcelonës, marrëveshja deri në vitin 2028 - Gazeta Express
string(62) "bernardo-silva-prane-barcelones-marreveshja-deri-ne-vitin-2028"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2026 19:22

Bernardo Silva pranë Barcelonës, marrëveshja deri në vitin 2028

Futboll

Gazeta Express

28/05/2026 19:22

Bernardo Silva është vetëm një hap larg transferimit te Barcelona si lojtar i lirë.

Sipas gazetarit italian Nicolò Schira, mesfushori portugez është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me gjigantin katalunas.

Raportohet se kontrata e Bernardo Silvës me Barcelonën do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028, me opsionin e vazhdimit edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2029.

Barcelona prej kohësh e ka pasur në radar yllin portugez dhe tashmë duket se klubi blaugranas është pranë finalizimit të një prej transferimeve më të bujshme të merkatos.

31-vjeçari konsiderohet si një përforcim i madh për repartin ofensiv të skuadrës, falë eksperiencës, kreativitetit dhe cilësive të tij teknike që ka treguar ndër vite në futbollin evropian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement