Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.
Seanca stërvitore u karakterizua me ritëm të lartë dhe përkushtim të madh nga futbollistët, derisa përzgjedhësi Franco Foda punoi kryesisht në aspektin taktik dhe organizimin e lojës, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Për shkak të një lëndimi në nyje, Andi Hoti e ndërpreu stërvitjen para kohe.
Futbollisti do t’u nënshtrohet ekzaminimeve nga stafi mjekësor i Kombëtares për të përcaktuar shkallën e lëndimit.
Kosova do të luajë në Pragë me Republikën Çeke këtë të diel, ndërsa miqësoren e dytë do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 7 qershor. /Gazeta Express
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...