Hulumtim: Maqedonia po shkon në drejtim të gabuar, Qeveria sundon me Kuvendin, deputetët i përfaqësojnë vetëm interesat personale - Gazeta Express
string(126) "hulumtim-maqedonia-po-shkon-ne-drejtim-te-gabuar-qeveria-sundon-me-kuvendin-deputetet-i-perfaqesojne-vetem-interesat-personale"

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2026 9:07

Hulumtim: Maqedonia po shkon në drejtim të gabuar, Qeveria sundon me Kuvendin, deputetët i përfaqësojnë vetëm interesat personale

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2026 9:07

Në shkallën nga 1 deri në 5 qytetarët e kanë vlerësuar punën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me një notë mesatare prej 2,7. Kjo është një notë mesatarisht e ulët, vlerëson Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në hulumtimin e publikuar mbi perceptimin e qytetarëve për Kuvendin, i cili u prezantua dje në Parlament.

Por, perceptimi tek qytetarët është se Qeveria ka një ndikim më të madh mbi Kuvendin, sesa që Kuvendi ka kontroll efektiv mbi pushtetin ekzekutiv. Qytetarët janë të mendimit se Kuvendi miraton ligje cilësore dhe e mbikëqyr Qeverinë me sukses të moderuar, e këto janë funksionet e tij më të rëndësishme.

Sa i përket besimit të qytetarëve në institucionet publike në vitin 2026 bashkësitë fetare dhe ushtria vazhdojnë të jenë institucionet në të cilat qytetarët kanë besim më të lartë, edhe pse te të dyja vihet re një rënie e lehtë krahasuar me vitin 2025, nga 6,3 në 5,9 për bashkësitë fetare dhe nga 6,1 në 6,0 për ushtrinë. Pas këtyre janë mediat dhe policia me një rezultat mesatar prej 5,3, me ç’rast besimi te mediat ka shënuar një rritje të lehtë, ndërsa besimi te policia mbetet i pandryshuar.

“Besimi te Kuvendi në vitin 2026 është 4,8, që është një përmirësim i lehtë krahasuar me 4,6 në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, besimi tek Qeveria dhe Presidenti mbetet i pandryshuar, me një notë mesatare prej 4,7 dhe 4,9. Një rritje e lehtë vihet re edhe tek administrata publike nga 4,6 në 4,9, institucionet shëndetësore nga 4,4 në 5,0, si dhe tek organizatat joqeveritare nga 4,6 në 5,0. Rritje, edhe pse të moderuar, ka edhe sa i përket besimit tek gjyqësori dhe prokuroria publike, të cilat në vitin 2026 vlerësohen me 3,5 dhe 3,6”, thuhet në hulumtim, i cili kryesisht merret me punën e Kuvendit, të cilën qytetarët e shohin në mënyrë më kritike.

Temat që do të mbahen më së shumti në mend nga puna e Kuvendit në vitin 2025 janë debati mbikëqyrës në Komisionin e Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Qytetarëve kushtuar tragjedisë në Koçan, si dhe diskutimet e realizuara në seancat plenare dhe të komisioneve për miratimin e Buxhetit për vitin 2026 dhe rebalancin e Buxhetit për vitin 2025. Pas kësaj vjen debati publik me temë “Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga efektet dhe pasojat e dëmshme të pirjes së duhanit”, interpelanca e Pançe Toshkovskit, pastaj diskutimi për raportin e Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë, për rebalancin e Buxhetit etj.
“Këto përgjigje tregojnë se nga puna e këtij grupi parlamentar publiku më së shumti i kujton temat që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me punën e pushtetit dhe financat, gjegjësisht proceset për kërkimin e përgjegjësisë nga pushteti ekzekutiv dhe miratimin e Buxhetit, të cilat janë elemente kyçe në funksionimin e sistemit demokratik”, është një nga përfundimet në këtë hulumtim të realizuar nga “Societas Civilis”.

Më shumë se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se Kuvendi nuk është mjaftueshëm i hapur për publikun dhe një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e dinë se kush është deputeti i tyre dhe nuk kanë kontaktuar kurrë me një deputet.

“Dominon perceptimi se deputetët në të shumtën e rasteve i përfaqësojnë interesat e tyre personale dhe interesat e qarqeve partiake, ndërsa interesat e qytetarëve mbeten në plan të dytë. Perceptimet e qytetarëve sa i përket nivelit të hapjes së punës së Kuvendit tregojnë për një hapje të kufizuar, një nivel të ulët të komunikimit të drejtpërdrejtë me deputetët dhe informacion të pamjaftueshëm në lidhje me mekanizmat ekzistues për pjesëmarrje”, kritikojnë të anketuarit.

Ka një mbështetje të konsiderueshme për krijimin e më shumë grupeve partiake në Kuvend, sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë, antikorrupsionin, papunësinë dhe personat me aftësi të kufizuara. Ka një interes të dukshëm edhe për tema si mbrojtja e mjedisit jetësor, ndihma sociale dhe mbështetja për gratë.

“Ekziston një perceptim i vazhdueshëm se deputetët kryesisht i përfaqësojnë interesat e tyre personale dhe interesat e qarqeve partiake, ndërsa interesat e qytetarëve mbeten në margjina. Deputetët perceptohen si jo mjaftueshëm aktivë në avokimin për çështje lokale ose personale me interes për qytetarët. Komuniteti i biznesit shpesh përmendet si një grup interesat e të cilit përfaqësohen, por perceptimet se sa efektivisht Kuvendi i merr parasysh nevojat e sektorit privat më shpesh mbeten të moderuara”, thuhet në anketë.

“Ekziston një perceptim i vazhdueshëm se deputetët kryesisht i përfaqësojnë interesat e tyre personale dhe interesat e qarqeve partiake, ndërsa interesat e qytetarëve mbeten në margjinat. Deputetët perceptohen si jo mjaftueshëm aktivë në avokimin për çështje lokale ose personale me interes për qytetarët. Komuniteti i biznesit shpesh përmendet si një grup interesat e të cilit përfaqësohen, por perceptimet për atë se sa në mënyrë efikase i merr parasysh Kuvendi nevojat e sektorit privat në të shumtën e rasteve mbeten të moderuara”, tregon hulumtimi.
Qytetarët mendojnë se në debatet parlamentare mbizotëron konfrontimi dhe jo bashkëpunimi midis pushtetit dhe opozitës. I vogël është numri i të anketuarve që janë të mendimit se argumentet e kampit kundërshtar merren parasysh, ndërsa, përveç kësaj, ekziston perceptimi se gatishmëria për kompromis midis partive është e kufizuar, sidomos tek maqedonasit etnikë. Tek qytetarët edhe më tej mbizotëron përshtypja se deputetët shpesh përdorin gjuhë përçmuese dhe degraduese në diskutimet parlamentare.

“Ekziston një perceptim dominant i konfrontimit, e jo i bashkëpunimit midis deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Përqindjet e ulëta të përgjigjeve pozitive tregojnë se qytetarët edhe më tej kanë besim të kufizuar në komunikimin ndërpartiak si bazë për vendimmarrje cilësore”, thuhet si konkluzion në anketë.

Më shumë se dy të tretat e qytetarëve të anketuar (64%) kanë përshtypjen se deputetët në seanca shpesh ose gjithmonë përdorin gjuhë me të cilën i nënçmojnë dhe i degradojnë kundërshtarët e tyre politikë bazuar në përkatësinë e tyre politike, etnike, fetare ose gjinore. Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve 49% janë të mendimit se deputetët këtë gjë e bëjnë shpesh, ndërsa 15% janë të mendimit se një gjuhë e tillë përdoret gjithmonë. Krahasuar me vitin 2025 vihet re një rritje e lehtë tek pjesa e të anketuarve që mendojnë se deputetët përdorin gjithmonë gjuhë përçmuese dhe degraduese.

Edhe pse tek qytetarët vihet re një përmirësim i lehtë në perceptimin e tyre për drejtimin në të cilin po shkon vendi, edhe më tej mbizotëron mungesa e kënaqësisë, ndërsa besimi në institucione mbetet i moderuar.

“Qytetarët të cilët kanë besim të ulët tek Kuvendi më së shpeshti shoqërohen me perceptime për profesionalizëm të pamjaftueshëm, pandershmëri, korrupsion dhe fokus të pamjaftueshëm tek interesi publik, ndërsa pritshmëritë e qytetarëve edhe më tej janë të drejtuara drejt llogaridhënies më të madhe, ndershmërisë, transparencës dhe punës në interes të qytetarëve. Njëkohësisht qytetarët e perceptojnë opozitën si relativisht të dobët, rolin e Kuvendit në integrimin evropian si pamjaftueshëm të qartë dhe aftësinë e tij për t’iu përgjigjur sfidave që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare si kryesisht të moderuar, por me një dozë të theksuar rezerve”, tregon hulumtimi.

Qytetarët u pyetën edhe për atë nëse kishte ndodhur ndonjëherë që një deputet ose deputete të inicionte një iniciativë në Kuvend, ose në paraqitjet e tij ose saj publike të mbronte një çështje që ishte me interes për ta. Edhe për këtë pyetje mbizotërojnë perceptimet negative: 51% e të anketuarve në vitin 2026 u përgjigjën se diçka e tillë nuk kishte ndodhur, ndërsa 17% deklaruan se kishte ndodhur. Krahasuar me vitin 2025 përqindja e përgjigjeve pohuese ka shënuar një rënie të lehtë, nga 19% në 17%, ndërsa përqindja e përgjigjeve negative është rritur nga 43% në 51%. Njëkohësisht 31% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk e dinin ose nuk kishin qëndrim për këtë çështje.
“Këto rezultate tregojnë se tek shumica e qytetarëve ende nuk ekziston perceptimi se deputetët në mënyrë aktive ngrejnë iniciativa ose mbrojnë çështje me interes për ta”, tregon hulumtimi.

Qytetarët që kanë deklaruar se është e rëndësishme që në Kuvend të formohen grupe shumëpartiake, u pyetën edhe se për cilat çështje është e rëndësishme që të formohen grupe të tilla. Kështu, 58% e të anketuarve janë të mendimit se grupe të tilla duhet të formohen për çështje që kanë të bëjnë me të rinjtë, ndërsa 57% janë të mendimit se ato duhet të formohen për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin në vend. Çështjet që kanë të bëjnë me të papunët dhe personat me aftësi të kufizuara u theksuan nga 56% e të anketuarve, ndërsa 54% janë të mendimit se grupe të tilla duhet të formohen për nevojat e prindërve vetushqyes. Një përqindje e lartë e të anketuarve e kanë theksuar nevojën për mbrojtje të mjedisit jetësor (47%), gjë që nuk ishte kështu në vitet e kaluara. Më poshtë në listë për sa i përket përqindjeve me më pak se një të katërtën e të anketuarve janë përmendur romët (22%) dhe komuniteti LGBT+ (3%) dhe pothuajse zero përqind- viktimat e dhunës.

Të anketuarit u pyetën edhe për atë se në çfarë drejtimi mendojnë se po ecën Maqedonia. Rreth gjysma e tyre (51%) janë të mendimit se jeta në vend po ecën në drejtimin e gabuar, ndërsa më shumë se një e katërta e të anketuarve (28%) janë të mendimit se jeta po ecën në drejtimin e duhur.

Analiza i paraqet qëndrimet e qytetarëve lidhur me punën e Kuvendit, nivelin e hapjes, rolin e tij mbikëqyrës, cilësinë e debatit parlamentar dhe besimin në këtë institucion. Hulumtimi është realizuar në periudhën nga 27 shkurti deri më 10 mars të vitit 2026, përmes një ankete në terren me 1.002 të anketuar në të gjithë territorin e vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement