Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, ka ndarë një moment tejet emocional në ditën e Kurban Bajramit, duke vizituar varrezat e familjarëve të saj më të dashur.
Në këtë ditë feste, ajo u kthye në vendin ku prehen nëna, motra dhe xhaxhai i saj, duke i kujtuar me dhimbje dhe dashuri të thellë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë ndjenjat e saj për mungesën e tyre të përhershme.
Kujtime të dhimbshme që rikthehen në festa
Elijona kujtoi xhaxhain e saj, i cili humbi jetën muaj më parë në Gjakovë, duke shkruar: “Bajrami i parë pa agjin…”, një mesazh që pasqyron vështirësinë e saj për ta përjetuar festën pa praninë e tij.

Ndërkohë, ajo riktheu edhe dhimbjen e humbjes së nënës, Valentinës, dhe motrës, Erlindës, të cilat u ndanë nga jeta në një aksident tragjik në vitin 2021.
“Prej vitit 2021 pa mamin dhe motrën time. Çdo festë pa ju është më e vështirë… Bajrami nuk është më si dikur, por kujtimet me ju do të jetojnë gjithmonë në zemrën time. Na mungoni pafund… Gëzuar Bajramin në parajsë,” ka shkruar ajo.

Mesazh që preku ndjekësit
Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje, duke i uruar forcë në përballimin e këtyre momenteve të vështira.
Elijona, e njohur për sinqeritetin dhe emocionalitetin e saj gjatë pjesëmarrjes në reality show, ka treguar edhe një herë lidhjen e fortë me kujtimin e familjes së saj, veçanërisht në ditët që për të mbeten më të ndjeshmet e vitit. /GazetaExpress/