Grimierja shqiptare: Vejsiu dhe Duma ikonë stili, kritika për Vjollcën - Gazeta Express
string(68) "grimierja-shqiptare-vejsiu-dhe-duma-ikone-stili-kritika-per-vjollcen"

Yjet

Gazeta Express

26/05/2026 19:28

Grimierja shqiptare: Vejsiu dhe Duma ikonë stili, kritika për Vjollcën

Yjet

Gazeta Express

26/05/2026 19:28

Grimierja shqiptare Sonila Velja, e njohur për bashkëpunimet e saj me emra të njohur të showbiz-it ndërkombëtar, ka ndarë mendimet e saj për disa nga figurat publike të ekranit shqiptar gjatë një interviste në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën

E pyetur se cilat prezantuese apo figura të ekranit i vlerëson më shumë për paraqitjen e tyre publike dhe stilin e grimit, Velja veçoi Alketa Vejsiun dhe Grida Dumën.

“Ikona të stilit dhe klasit”

“Alketa Vejsiu dhe Grida Duma. Kam shumë respekt për to, i adhuroj si femra. Janë ikona të femrave shqiptare më të bukura dhe më me klas. Frymëzohem nga ato,” u shpreh ajo.

Mendime kritike për disa paraqitje

Ndërkohë, e pyetur edhe për figura të tjera të ekranit, grimierja u tregua më kritike ndaj stilit të Luana Vjollcës, duke theksuar se preferon një qasje më natyrale në grim.

“Nuk dua të flas shumë, por Luana Vjollca nuk më pëlqen fare. Është shumë ekstravagante dhe e ekzagjeruar. Është shumë e bukur natyralisht, por grimi i rënduar nuk i shkon,” tha Velja.

Ajo shtoi se Vjollca ka tipare të forta dhe të bukura natyrale, të cilat sipas saj nuk duhen mbuluar me një stil të tepruar grimi.

Diskutim mbi stilin në ekran

Deklaratat e saj kanë hapur diskutime mbi preferencat estetike dhe mënyrën e paraqitjes së figurave publike në ekran, duke ndarë mendime të ndryshme mes audiencës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement