Faik Shatri zgjidhet Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK’së: Ka mandat 1 vjeçar - Gazeta Express
string(78) "faik-shatri-zgjidhet-kryesues-i-bordit-drejtues-te-shskukse-ka-mandat-1-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 17:39

Faik Shatri zgjidhet Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK’së: Ka mandat 1 vjeçar

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 17:39

SHSKUK ka njoftuar se, Faik Shatri është zgjedhur sot kryesues i Bordit Drejtues.

Në njoftim shtohet se, Shatri është zgjedhur me 6 vota për, me mandat një vjeçar.

Komunikata:

Bordi Drejtues i ShSKUK-së

Komunikatë për medie

Njoftim për zgjedhjen e Kryesuesit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së  

Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e mbajtur më 26.05.2026, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, me 6 vota për, në mandat 1 vjeçar ka zgjedhur Kryesues të Bordit Drejtues, Dr. Faik Shatrin. 

Me këtë rast, Bordi Drejtues shprehu mirënjohje dhe falënderim për kontributin dhe angazhimin e Bordit Drejtues të mandatit paraprak në zhvillimin dhe funksionimin e SHSKUK-së.

Kryesuesi i sapozgjedhur, Dr. Faik Shatri, falënderoi anëtarët e Bordit Drejtues për besimin e dhënë dhe u zotua për angazhim maksimal në avancimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e rolit të SHSKUK-së në sistemin shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement