Futbollisti i Romës i dhënë me huazim te Lens, Saud Abdulhamid përjetoi një aventurë si nëpër filma.
Pasi dha kontributin e tij në mbylljen e një sezoni historik për Lens që u kualifikua në Champions League dhe fitoi edhe Kupën e Francës, futbollisti i përfaqësueses së Arabisë Saudite udhëtoi drejt Amsterdamit për t’u martuar.
Por pas ceremonisë së martesës, mori një surprizë të hidhur; makina e tij ishte thyer dhe grabitur dhe mes objekteve të vjedhur ishte edhe pasaporta.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Federata Saudite e Futbollit përmes një komunikate.
Abdulhamid i vetmi që luan jashtë kampionatit arab në listën paraprake të kombëtares arabe, përcjell tch, pritej të bashkohej me pjesën tjetër të skuadrës në grumbullim për t’u përgatitur për Botërorin.
Megjithatë Federata i dha një leje speciale në pritje që situata e tij të zgjidhej.
‘Po bashkëpunojmë ngushtë me Ministrinë e Sporteve dhe Ambasadën e Arabisë Saudite në Holandë për t’i dhënë futbollistit dokumentacionin e nevojshëm që ai t’i bashkohet skuadrës“, theksohej në komunikatën e Federatës së Futbollit në Arabinë Saudite.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...