Hoqi dorë nga Kosova për t’iu bashkuar Shqipërisë U-21, kush është talenti Blerton Isufi që u thirr nga Alban Bushi - Gazeta Express
string(113) "hoqi-dore-nga-kosova-per-tiu-bashkuar-shqiperise-u-21-kush-eshte-talenti-blerton-isufi-qe-u-thirr-nga-alban-bushi"

Sport

Gazeta Express

26/05/2026 13:42

Hoqi dorë nga Kosova për t’iu bashkuar Shqipërisë U-21, kush është talenti Blerton Isufi që u thirr nga Alban Bushi

Sport

Gazeta Express

26/05/2026 13:42

Mesfushori ofanziv Blerton Isufi ka vendosur të përfaqësojë Shqipëria në nivel kombëtaresh, duke e lënë pas mundësinë për të luajtur për Kosovën.

20-vjeçari është përfshirë për herë të parë në listën e trajnerit Alban Bushi për Kombëtaren U-21, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare.

Isufi është pjesë e klubit norvegjez Molde, i cili e transferoi verën e kaluar për një shifër rreth 600 mijë euro.

I lindur në Norvegji nga prindër me origjinë kosovare, mesfushori nuk ka regjistruar më parë paraqitje me ekipet e e të rinjve të Kosovës, ndërsa tani pritet të vishet për herë të parë me fanellën kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement