Andrej Plenkoviq: Serbia po përhap narrativa të fabrikuara kundër Kroacisë - Gazeta Express
string(73) "andrej-plenkoviq-serbia-po-perhap-narrativa-te-fabrikuara-kunder-kroacise"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 7:45

Andrej Plenkoviq: Serbia po përhap narrativa të fabrikuara kundër Kroacisë

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 7:45

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka dënuar deklaratat e zyrtarëve serbë se Zagrebi po mbështet protestat antiqeveritare në Serbi, duke i cilësuar ato si “teza të sajuara” dhe pjesë e dezinformimit politik.

Reagimi i tij erdhi pasi kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se studentët që po organizojnë protesta kundër qeverisë në Beograd po marrin “mbështetjen më të madhe nga jashtë pikërisht nga Zagrebi”, duke pretenduar se Kroacia ka interes strategjik për rrëzimin e pushtetit të presidentit Aleksandar Vuciq.

Plenkoviq i hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se Kroacia nuk ndërhyn në proceset e brendshme të Serbisë.

“Kjo është një tezë e sajuar që po përsëritet prej kohësh dhe tregon qartë thellësinë e krizës politike që po përjeton Serbia”, deklaroi ai pas mbledhjes së kryesisë së HDZ-së.

Ai shtoi se disa qarqe politike në Serbi po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga problemet e brendshme përmes akuzave ndaj Kroacisë.

Në reagimin e tij, Plenkoviq përmendi edhe aferën “Hipodromi” në Zagreb, ku ish-drejtori i institucionit sportiv të qytetit, Kosta Kostanjeviq, u dënua me burg pasi pranoi përfshirjen në një skemë korrupsioni dhe ryshfeti.

Ndërkohë, Brnabiq deklaroi se nuk e kupton se si disa qytetarë të Serbisë “luftojnë për interesat strategjike të Kroacisë”, duke u sugjeruar kritikëve të pushtetit që të largohen nga Serbia nëse nuk pajtohen me situatën në vend.

Plenkoviq iu përgjigj duke theksuar se shumë qytetarë serbë po zgjedhin të punojnë sezonalisht në Kroaci dhe se numri i tyre është në rritje.

Edhe kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq, i cilësoi deklaratat e Brnabiq si “krejtësisht të pakuptimta”, duke shtuar se Serbia duhet të fokusohet më shumë në zhvillimin e ekonomisë së saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement