Andoni Iraola dhe Xavi janë emrat favoritë për të marrë drejtimin e Milanit - Gazeta Express
string(75) "andoni-iraola-dhe-xavi-jane-emrat-favorite-per-te-marre-drejtimin-e-milanit"

Futboll

Gazeta Express

25/05/2026 19:40

Andoni Iraola dhe Xavi janë emrat favoritë për të marrë drejtimin e Milanit

Futboll

Gazeta Express

25/05/2026 19:40

Andoni Iraola dhe Xavi janë emrat kryesorë që po dalin si kandidatë për të marrë drejtimin e Milanit pas shkarkimit të Max Allegrit së bashku me të gjithë stafin drejtues.

“Rossonerët” njoftuan në një deklaratë të vetme dhe të ashpër këtë mbrëmje se kishin larguar trajnerin Allegri, drejtorin sportiv Igli Tare, CEO-n Giorgio Furlani dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada.

Pronari Gerry Cardinale dhe këshilltari special Zlatan Ibrahimović tani po punojnë për rindërtimin e plotë të klubit, pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Pas thashethemeve fillestare për Antonio Conten, burime nga brenda Milanit i thanë “Corriere dello Sport” se klubi po kërkon një trajner “tip Cesc Fabregas”.

Kjo përputhet me raportimet e reja se dy emrat kryesorë janë Iraola dhe Xavi.

Ka disa raportime të ndryshme për situatën e Iraolës, me “Sky Sports UK” që thotë se Milani ka kontaktuar përfaqësuesit e tij, ndërsa mediat italiane janë më të bindura se trajneri i Bournemouthit është propozuar te “Rossonerët” përmes ndërmjetësve.

Ai mbush 44 vjeç muajin e ardhshëm dhe është te Bournemouthi që nga viti 2023, por do të largohet këtë verë për një aventurë të re.

Xavi është 46 vjeç dhe aktualisht pa kontratë, pas eksperiencave me Al-Saddin dhe Barcelonën, nga e cila u largua në qershor të vitit 2024.

Gjithashtu kishte raportime se Iraola ishte në radarin e Napolit për të zëvendësuar Conten, por kjo u hodh poshtë nga “Sportitalia”, që sërish tha se emri i tij po qarkullon në Serie A përmes ndërmjetësve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement