Aktivistja Elena Uka ka reaguar ashpër në emisionin “Kosova Live”, duke kritikuar qëndrimin e PDK-së ndaj deklaratave dhe ofendimeve që, sipas saj, po bëhen vazhdimisht ndaj UÇK-së dhe ish-presidentit Hashim Thaçi nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.
Reagimi i saj vjen pasi ministrja në detyrë, Fitore Pacolli, deklaroi në një emision televiziv se Lëvizja Vetëvendosje “e ka mbrojtur Kosovën” nga emra si Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Vlora Çitaku.
Pas kësaj deklarate reagoi edhe anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në Facebook tha se emri i saj nuk meriton të përmendet në të njëjtën listë me, siç i quajti ajo, “heronjtë e gjallë” të Kosovës.
Megjithatë, Uka tha se reagimet me postime në Facebook nuk mjaftojnë dhe kërkoi reagim më të fortë publik nga PDK-ja.
“Lej postime në Facebook, çu dil para Kuvendit. Kjo është e papranueshme. Shpallësin e pavarësisë së Kosovës me ta fy se ka dashtë me ta shitë Kosovën. Në krah të tij krejt kanë bo karrierë, në krah të Hashim Thaçit… dhe asnjë s’e bën luftën dhe betejën qysh e kërkon Albin Kurti”, tha Uka në “Kosova Live”.
Ajo theksoi se për deklarata të tilla duhet të ketë reagime më të ashpra politike, duke shtuar se heshtja ndaj këtyre ofendimeve është e papranueshme.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...