Kryenegociatori i Iranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mohammad Bagher Ghalibaf, dhe Ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, mbërritën në kryeqytetin e Katarit, Doha, të hënën për bisedime mbi përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, tha për CNN një diplomat i informuar mbi vizitën.
“Fokusi i vizitës së delegacionit në Doha është në çështjet që lidhen me Ngushticën (e Hormuzit) dhe uraniumin shumë të pasuruar”, tha burimi, raporton CNN.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Abdolnaser Hemmati, është gjithashtu pjesë e delegacionit, tha diplomati. Ndër temat që pritet të diskutohen janë fondet e ngrira të Iranit, të cilat trajtohen në memorandumin e mirëkuptimit që aktualisht po negociohet midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe do të jenë pjesë e çdo marrëveshjeje përfundimtare, shtoi diplomati.