Qendrim Kryeziu ka përcjellë një mesazh për unitet dhe bashkim, duke theksuar se politika nuk duhet të krijojë ndarje mes familjeve dhe njerëzve, por të shërbejë për zhvillimin e vendit.
Ai ka kujtuar prejardhjen e tij nga një familje që ka luajtur rol në pajtimet e gjaqeve, me në krye Xhevat Kryeziun, duke thënë se nuk do ta kishte menduar kurrë se sot do të lindte nevoja për “pajtime” të reja, për shkak të përçarjeve mes vëllezërve dhe familjarëve.
“Mos i ndani vëllezërit për gara politike. Politika duhet të jetë për projekte madhore për të gjithë shoqërinë, jo për përralla”, është shprehur ai.
Kryeziu ka bërë thirrje për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, si dhe për krijimin e kushteve që mërgimtarët të rikthehen në vendlindje.
“Ta ndërtojmë Kosovën, ta zhvillojmë Kosovën dhe t’i kthejmë mërgimtarët në vendlindje, sepse edhe ata janë lodhur duke jetuar një jetë të ftohtë larg atdheut”, ka deklaruar ai.
Në fund, ai ka vlerësuar potencialin e rinisë kosovare, duke theksuar se vendi ka të rinj me inteligjencë dhe aftësi të jashtëzakonshme, të cilët mund të bëhen forcë ndryshimi për të ardhmen.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...