Abdixhiku pret ambasadorin britanik Hargreaves, diskutohen zgjedhjet e 7 qershorit dhe zhvillimet politike në vend - Gazeta Express
string(113) "abdixhiku-pret-ambasadorin-britanik-hargreaves-diskutohen-zgjedhjet-e-7-qershorit-dhe-zhvillimet-politike-ne-vend"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 12:54

Abdixhiku pret ambasadorin britanik Hargreaves, diskutohen zgjedhjet e 7 qershorit dhe zhvillimet politike në vend

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 12:54

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, njoftohet se Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe rëndësinë e një procesi demokratik, të lirë dhe të rregullt zgjedhor.

“Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për fushatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktivitetet intensive që po zhvillohen anembanë Kosovës, si dhe për entuziazmin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po e përcjellin këtë proces zgjedhor në çdo qytet e komunë të vendit. Ai prezantoi gjithashtu prioritetet dhe programin qeverisës të LDK-së për këto zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku thuhet se i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset më të rëndësishme shtetformuese, demokratike dhe euroatlantike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement