7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina në Elbasan, shoqërohet në polici regjisori Petri Bozo - Gazeta Express
string(94) "7-vjecari-u-perplas-per-vdekje-nga-makina-ne-elbasan-shoqerohet-ne-polici-regjisori-petri-bozo"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 12:00

7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina në Elbasan, shoqërohet në polici regjisori Petri Bozo

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 12:00

Policia ka shoqëruar regjisorin e njohur Petri Bozo në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel, në aksin Librazhd-Elbasan, mëson A2CNN. 

Bozo ka qenë në drejtimin e automjetit që përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar. I ndjeri ishte duke kaluar rrugën bashkë me të ëmën.

Për një moment ai i është shkëputur nga duart nënës dhe është goditur nga makina. Aksidenti i sotëm vjen 3 javë pas tragjedisë së ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy të mitur. 

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, njoftoi sot policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement