Paris Guri, përmes një video-adresimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’blerë’’ partinë PSD.
Siç thotë Guri në postimin e tij, duke u mbështetur në një dokument, thotë se, Hysen Durmishi, ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Nol Nushin dhe anëtarë të tjerë të PSD’së.
‘‘Me 14 dhjetor të vitit 2022, Hysen Durmishi hyn në marrëdhënie kontraktuale me Nol Nushin e PSD, me Adem Megjuanin e PSD, edhe me Drilon Pirevën e PSD’së. Qeky dokument është arsye pse këta merren me LDK’në, se i ka ble LVV’ja, përmes Hysen Durmishit, njeriut me të dyshimt brenda VV’së. Qysh bre Nol opozitë pernime e keni bo shit-blerje të tokave me Hysen Durmishin’’, ka thënë mes tjerash Guri.
Postimi:
Me fakte per proxyt e Vetevendosjes. Shiqojeni se si Hysen Durmishi sa ka qene zv. Minister i infrastruktes, hyn ne mardhenie kontraktuale me Nol Nushin dhe dy anetare te kryesise se PSD-se.
Ky dokument eshte arsyeja pse keta merren me LDK-ne. Ky eshte dokumenti ku e zyrtarizon shitjen e tyre te Vetevendosje.
Bashke keni qene, bashke jeni, bashke do te mbeteni; PROXY TE VETEVENDOSJES!
P.s mos tju shoh me para zyreve te LDK-se.