Emisari Special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorense, është takuar me kryeparlamentaren serbe, Ana Brnabiq.
Sorensen, takimin me Brnabiq e ka vlerësuar si ‘’shkëmbim konstruktiv’’, ku është diskutuar për rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut.
‘’Shkëmbim konstruktiv me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabić, për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin me Kosovën. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut dhe përfshirjen e saj në diskutimet e mëparshme për normalizimin ekonomik’’, ka shkruar Sorensen, përcjell Gazeta Express.
Constructive exchange with Speaker of the Serbian Assembly Ana Brnabić on the EU-facilitated Dialogue on normalisation with Kosovo. Discussed the importance of implementing all Dialogue agreements and her involvement in previous discussions on economic normalisation. pic.twitter.com/mdo4zwn0Ip
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 23, 2026