Inspektorati i Kryeqytetit ka intensifikuar kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Kryeqytetit, gjatë aksioneve të fundit është shqiptuar gjobë ndaj një qytetari që kishte parkuar automjetin në një hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve.
Nga Komuna u theksua se hapësirat e gjelbra nuk janë vende parkingu, por zona të destinuara për qytetarët, lagjet dhe për një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të ketë tolerim për shkelësit dhe se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara”, thuhet në njoftim.
