RMV, i dyshuari për aksidentin vdekjeprurës u la në paraburgim - Gazeta Express
string(61) "rmv-i-dyshuari-per-aksidentin-vdekjeprures-u-la-ne-paraburgim"

Maqedoni

Gazeta Express

23/05/2026 14:41

RMV, i dyshuari për aksidentin vdekjeprurës u la në paraburgim

Maqedoni

Gazeta Express

23/05/2026 14:41

Gjykata e Shkupit në lidhje me aksidentin vdekjeprurës në autostradën e Shkupit, njoftoi se u la në paraburgim i dyshuari kryesor për këtë aksident. Ai do të jetë në paraburgim për 30 ditë, transmeton Portalb.mk.

“Vonë mbrëmë, i dyshuari për aksidentin rrugor në autostradë u la në paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së krimit”, njoftoi Gjykata, pas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike.

Prokuroria dje solli vendim për procedurë hetimore ndaj shtetasit të Kosovës, 76 vjeçarin, si të dyshuarin kryesor për shkaktimin e aksidentit, aksident ku humbën jetën katër qytetarë.

Ai akuzohet për vepra të rënda kundër sigurisë dhe pronës në komunikacion, vepër e dëshmueshme në bazë të nenit 300 dhe 287 nga Kodi Penal.

Ndryshe, bariton dhe solist i parë i Opera dhe Baleti Kombëtar, Riste Velkov, është një nga katër personat që humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik. Në aksident humbi jetën edhe djali i tij 20-vjeçar. Në rrjetet sociale, kolegët e Velkovit po i japin lamtumirën dhe shprehin ngushëllime për familjen e tij.

Në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi më 21 maj në rrugën anësore të Shkupit, kanë humbur jetën edhe dy persona. Në aksident u përfshinë një kamion dhe një automjet pasagjerësh, konfirmoi Ministria e Brendshme.  Tragjedia ndodhi në segmentin midis mbikalimit pranë Vizbegut dhe kryqëzimit Mirkovcë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement