Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se, sipas disa matjeve të fundit, VV’ja do ketë rritje nga rezultati i fundit i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Çeku ka thënë se kjo gjë i bën ata ‘’shumë optimist’’.
‘’Po besoj që ka edhe matje tash konkrete. Nuk janë matje të porositura nga VV’ja, por ka matje që janë bërë, tregojnë rritje nga rezultati i 28 dhjetorit. Kjo na bën shumë optimist, sepse kjo është edhe energjia. Ne tashmë jemi në një pozitë shumë të mirë, dhe besoj që ditëve në vijim, do të konsolidohet edhe më tutje,’’, ka thënë Çeku, përcjell Gazeta Express.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...