Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Liza Gashi, nuk është deklaruar nëse do ta përkrahë nismën e Institutit të Kosovës për Drejtësi për kriminalizimin e shpërndarjes së fondeve publike para fillimit të fushatës zgjedhore.
Në emisionin “Tempus”, Gashi u pyet nëse do ta mbështeste një nismë të tillë të IKD-së, por tha se nuk mund të japë përgjigje pa e parë fillimisht propozimin konkret.
“Nuk mund të jap një përgjigje për një nismë të tillë…”, deklaroi ajo.
Tutje, kandidatja e LVV-së tha se fushata zgjedhore ende nuk ka filluar dhe se opozita, nëse ka kundërshtime për mënyrën e veprimit të Qeverisë, duhet të përballet për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës.
“Po besoj që ju e dini që fushata zgjedhore nuk ka filluar. Nëse opozita beson që kjo formë e punës që jemi duke e bërë, le të ballafaqohet në Kuvend të Kosovës”, tha Gashi.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...