Mesazh mashtrues në emër të Policisë – Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë në linke të dyshimta e të mos japin të dhëna personale - Gazeta Express
string(130) "mesazh1-mashtrues-ne-emer-te-policise-qytetareve-u-kerkohet-te-mos-klikojne-ne-linke-te-dyshimta-e-te-mos-japin-te-dhena-personale"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 20:33

Mesazh mashtrues në emër të Policisë – Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë në linke të dyshimta e të mos japin të dhëna personale

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 20:33

Policia e Kosovës, ka thënë se, tek qytetarët është shpërndarë një mesash mesazh mashtrues në emër të Policisë.

Në reagim, policia kërkon nga qytetarët që të mos klikojnë në linqe të dyshimta, mos të japin të dhëna bankare apo personale, dhe, të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS’ve, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Policia e Kosovës njofton qytetarët

Policia e Kosovës, ashtu siç ka njoftuar edhe ditë më parë lidhur me mesazhet mashtruese, njofton sërish qytetarët se është identifikuar një SMS mashtruese që po shpërndahet në emër të Policisë së Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke kërkuar klikim në linke për pagesë.

⚠️ KY MESAZH NUK ËSHTË ZYRTAR.

❌ Mos klikoni në linke të dyshimta.

❌ Mos jepni të dhëna bankare apo personale.

❌ Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Në rast se pranoni mesazhe të tilla:

▪️ Fshijeni menjëherë.

▪️ Raportojeni tek autoritetet përkatëse.

▪️ Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna.

📱 Raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192.

Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online.

Advertisement
Advertisement
Advertisement