Barça ia ofron kontratën e re yllit të mbrojtjes - Gazeta Express
string(48) "barca-ia-ofron-kontraten-e-re-yllit-te-mbrojtjes"

Futboll

Gazeta Express

22/05/2026 20:20

Barça ia ofron kontratën e re yllit të mbrojtjes

Futboll

Gazeta Express

22/05/2026 20:20

Barcelona pritet të zgjasë qëndrimin e Andreas Christensenit në klub edhe për dy vite të tjera, pasi ka arritur një marrëveshje me mbrojtësin danez.

Kjo marrëveshje vjen disi si surprizë, duke pasur parasysh kontributin e tij të kufizuar gjatë dy viteve të fundit.

Christenseni ka bërë vetëm 23 paraqitje në dy vitet e fundit, të cilat janë ndikuar kryesisht nga dëmtimet.

30-vjeçari ka luajtur vetëm 515 minuta këtë sezon, por në janar pati raportime të papritura se presidenti Joan Laporta ishte i gatshëm t’i ofronte një kontratë të re.

Trajneri Hansi Flick ka folur pozitivisht për Christensen në publik, por nuk ka mundur ta përdorë shumë gjatë periudhës së tij, me mbrojtësin danez që ka regjistruar vetëm 97 paraqitje në katër sezonet që nga ardhja e tij me parametra zero nga Chelsea.

Sipas “MD”, Christensen dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për një zgjatje të re dyvjeçare.

Ata raportojnë se negociatat kanë vazhduar për muaj me radhë, me klubin katalanas që ka ofruar një ulje të ndjeshme të pagës, por në fund është arritur marrëveshja.

Besimi i Flick tek Christenseni përmendet si një faktor kyç, si edhe dëshira e lojtarit për të qëndruar në Barcelonë.

Reprezentuesi i Danimarkës kishte gjithashtu oferta nga Arabia Saudite këtë verë.

Synimi i tij është të ketë një rol të rëndësishëm nën drejtimin e Flick sezonin e ardhshëm.

Edhe pse është raportuar se Eric García mund të zhvendoset në krahun e djathtë sezonin e ardhshëm, nëse Christenseni qëndron, kjo mund të jetë një shenjë se Barcelona do të shmangë investime të mëdha në qendërmbrojtje këtë verë.

Përveç Christensenit, Barcelona ka Pau Cubarsí, Ronald Araújo dhe Gerard Martín për pozitat e qendërmbrojtësit, që do të thotë se një shitje do të ishte e mundshme nëse duan të sjellin një tjetër mbrojtës qendror.

Blaugranat ishin të lidhur fort me Alessandro Bastonin, por ato zëra janë ftohur kohët e fundit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement