Besnik Mucaj nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, në EURO n’T7, ka thënë se marrja e mjeteve nga buxhetet komunale po ndikon në shtyrjen e projekteve të planifikuara kapitale nëpër komuna.
Sipas tij, shumica e komunave kanë planifikuar projekte kapitale dhe shumë prej tyre kanë nisur edhe procesin e prokurimit, ndërsa një pjesë tashmë kanë nënshkruar edhe kontratat.
Mucaj ka thënë se në këtë rast komunat mund të ballafaqohen dy herë me përmbaruesit: njëherë duke ua marrë mjetet për shkak të kontratës kolektive dhe herën tjetër për shkak të mosrealizimit të pagesave kontraktuale si pasojë e mospagesës me kohë.
“Problem tjetër që mund t’u dalë komunave është se kontratat që kanë bërë operatorët ekonomikë mund të hasin probleme në realizimin e tyre për shkak të rritjes së çmimeve nga momenti kur është nënshkruar kontrata. Mund të ndodhë ajo që ka ndodhur në vitin 2021, kur shumë operatorë u tërhoqën për shkak të pamundësisë së realizimit të kontratës si pasojë e rritjes së çmimeve të produkteve që ata do t’i përdornin në realizimin e këtyre projekteve kapitale. Dhe paramendoni, komunat kanë shpallur tenderë në prill dhe koha që u duhet deri te shpallja e fituesit dhe nënshkrimi i kontratës mund t’i zërë pa mjete financiare si pasojë e proceseve përmbarimore”, ka thënë Mucaj.
Mucaj, në anën tjetër, ka thënë se të gjitha këto probleme që prej vitesh po i përcjellin komunat kanë pasur dhe do të kenë pasoja të mëdha në moszhvillimin ekonomik lokal.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...