Një aksident trafiku mes dy automjeteve njoftohet se ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kjo e fundit ka njoftuar edhe se, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.
‘’Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë , në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.’’, ka njoftuar Policia për Gazetën Express.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...