Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në EURO n’T7 ka thënë se nuk ka asnjë strategji kombëtare për zhvillim ekonomik lokal. Përkundrazi, sipas tij, ka pengesa të panumërta ndaj komunave për të realizuar projekte kapitale që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal.
Mungesa e investimeve kapitale strategjike nëpër komuna, sipas Ibrahimit, edhe për shkak të marrjes së mjeteve nga përmbaruesit privatë, ka pasur ndikim jashtëzakonisht negativ në perspektivën zhvillimore të komunave.
Gjendjen financiare të komunave e ka rënduar edhe më shumë moszbatimi i vendimit për pagesën e përvojës së punës nga ana e qeverisë.
“Përveç miliona eurove që iu janë marrë komunave, kryesisht nga investimet kapitale, nga përmbaruesit privatë për shkak të moszbatimit të kontratës kolektive, sivjet mbi 15 milionë euro do t’u merren komunave për moszbatimin e vendimit gjyqësor për përvojën e punës. Kjo do të jetë një goditje tjetër për to. Për të mos mjaftuar kjo, komunat dhe qeveria nuk kanë bashkëpunim të mirë, nuk ka projekte zhvillimore me të cilat qeveria do t’i përkrahte komunat dhe po ashtu nuk ka politika të mira fiskale për komunat, me të cilat do të nxiteshin investimet nga sektori privat. Pra, komunat, po e them për të satën herë, janë në një gjendje kolapsi dhe pamundësie për të realizuar projekte kapitale”, ka thënë Ibrahimi.
Ai e ka përshkruar gjendjen financiare në komuna si shumë të rëndë dhe ka thënë se kjo ua pamundëson ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik lokal.
“Nëse komunat kanë kompetenca për një rrugë lokale, për infrastrukturë lokale, ujësjellës e kanalizime, pa mjete financiare ato nuk mund të bëhen. Komunat i kanë këto kompetenca, pra këto janë mundësitë e komunave për të ndikuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe për të krijuar kushte më të mira për të bërë biznes. Dhe nëse këto mjete për investime kapitale po u merren atyre, atëherë ato nuk mund të bëjnë asgjë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal”, ka shtuar Ibrahimi.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...