Marco Rubio ka bërë thirrje për rritje të kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s dhe zgjerim të industrisë së mbrojtjes transatlantike, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Përmes një postimi në platformën X, Rubio tha se gjatë takimit ka nënvizuar nevojën që aleanca të marrë angazhime të qarta në samitin e ardhshëm në Ankara për rritjen e shpejtë të prodhimit ushtarak dhe forcimin e kapaciteteve luftarake.
“Gjatë takimit tim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, theksova se Aleanca duhet të angazhohet pa asnjë paqartësi në Samitin e Ankarasë për të rritur me shpejtësi prodhimin e mbrojtjes, për të zgjeruar bazën tonë industriale transatlantike të mbrojtjes dhe për t’i kthyer zotimet për shpenzime në kapacitete reale luftarake”, ka shkruar Rubio.
Ai shtoi se një Evropë më e fortë do të thotë edhe një NATO më e fuqishme.
“Një Evropë më e fuqishme nënkupton një NATO më të fortë”, u shpreh ai.
In my meeting with @SecGenNATO I underscored that the Alliance must unambiguously commit at the upcoming Ankara Summit to rapidly scale defense production, expand our transatlantic defense industrial base, and turn spending commitments into real warfighting capabilities. A… pic.twitter.com/5ijDgpGbNy
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) May 22, 2026
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...