Kuzeska: Ose kapim trenin e BE-së, ose mbetemi apendiksi i Ballkanit - Gazeta Express
string(66) "kuzeska-ose-kapim-trenin-e-be-se-ose-mbetemi-apendiksi-i-ballkanit"

Maqedoni

Gazeta Express

22/05/2026 13:56

Kuzeska: Ose kapim trenin e BE-së, ose mbetemi apendiksi i Ballkanit

Maqedoni

Gazeta Express

22/05/2026 13:56

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, tha në konferencën e sotme për shtyp se Maqedonia po përballet me një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e saj, në një kohë kur Bashkimi Evropian e ka rihapur procesin e zgjerimit si një përparësi kryesore gjeostrategjike.

Ajo paralajmëroi se vendet në rajon si Mali i Zi dhe Shqipëria tashmë po bëjnë përparim serioz dhe theksoi se nëse e humbasim këtë shans për anëtarësim në BE, rrezikojmë të bëhemi apendiksi i Ballkanit.

“Nëse nuk hipim në këtë tren evropian tani, dyert mund të mbeten të mbyllura për dekada. Nëse qëndrojmë jashtë procesit, nuk do të jemi pjesë e kornizave të reja buxhetore evropiane, nuk do të kemi qasje në fondet e zhvillimit dhe do të vazhdojmë të zhytemi në varfëri dhe pasiguri”, tha Kuzeska.

Zëdhënsja e LSDM-së thotë çmimin më të madh të izolimit, korrupsionit dhe institucioneve partiake në fund të fundit do ta paguajnë brezat e rinj me standardin më të ulët të jetesës në Evropë.

Për këto arsye, LSDM i dërgoi një apel të drejtpërdrejtë kryeministrit për të gjetur gjuhë të përbashkët për çështjet strategjike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement