“100 euro s’na mjaftojnë” – Pensionistët kërkojnë pension dinjitoz e jo ndihma simbolike - Gazeta Express
string(83) "100-euro-sna-mjaftojne-pensionistet-kerkojne-pension-dinjitoz-e-jo-ndihma-simbolike"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 12:59

“100 euro s’na mjaftojnë” – Pensionistët kërkojnë pension dinjitoz e jo ndihma simbolike

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 12:59

Qeveria Kurti sot ka ndarë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe fëmijët. Megjithatë, pensionistët po vlerësojnë se kjo mbështetje financiare nuk është e mjaftueshme për ta përballuar jetesën.

Për Front Online ka folur përfaqësuesi i pensionistëve, Sherif Kastrati, i cili tha se pensionistët kanë nevojë për pensione dinjitoze dhe jo vetëm ndihma të përkohshme.

“Kjo nuk është e mirë për neve. 100 euro janë të mirëseardhura, por nuk janë të arsyeshme. Ne kërkojmë pension dinjitoz sikur shtetet përreth që i kemi”, tha Kastrati

Ai shtoi se pensionistët vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike dhe kërkesë kryesore e tyre mbetet rritja e pensioneve për një jetë më dinjitoze.

Advertisement
Advertisement
Advertisement