Luizi dhe Klodi në prapaskenat e “Portokalli” - Gazeta Express
string(43) "luizi-dhe-klodi-ne-prapaskenat-e-portokalli"

Yjet

Gazeta Express

21/05/2026 20:40

Luizi dhe Klodi në prapaskenat e “Portokalli”

Yjet

Gazeta Express

21/05/2026 20:40

Xhirimet e episodit të radhës të spektaklit të humorit “Portokalli” kanë tërhequr vëmendje jo vetëm për të ftuarit në skenë, por edhe për atë që ka ndodhur në prapaskenë.

Mes emrave specialë të kësaj jave ishte edhe Elijona Binakaj, finaliste e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”. Megjithatë, vëmendjen e rrjeteve sociale e mori një video e publikuar nga prapaskenat, ku shihen dy personazhe mjaft të komentuar: Luiz Ejlli dhe Klodian Mihaj.

Prania e Luizit nuk ishte surprizë për publikun, pasi fituesi i “Big Brother VIP 2” është shpesh i pranishëm në xhirimet e “Portokalli” për të mbështetur bashkëshorten e tij, Kiara Tito, e cila është moderatore e spektaklit.

https://www.tiktok.com/@kloeli0/photo/7642072367648263445?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Ajo që ka nxitur më shumë kuriozitet është prania e Klodit në Tiranë. Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova” raportohet se ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të shoqëruar dhe mbështetur Elijonën gjatë pjesëmarrjes së saj në program.

Videoja e shpërndarë në rrjet vjen në një periudhë kur Klodi dhe Elijona janë përfolur shpesh për një afërsi mes tyre pas përfundimit të rrugëtimit në reality show. Edhe pse nuk ka një konfirmim publik për natyrën e raportit të tyre, gjesti i Klodit ka shtuar edhe më shumë komentet dhe dyshimet e ndjekësve.

@luiz_kiara2023 Lui te studioja e Portokallise me Klodin e Big Brother Kosova.🫶🫶 #luizejlli👑♥️ ♬ original sound – lukilu_2023

Mbështetja e tij ndaj Elijonës në daljet e para publike pas formatit televiziv është interpretuar nga fansat si një shenjë afërsie më e madhe se një miqësi e zakonshme. Megjithatë, deri në një reagim të drejtpërdrejtë nga vetë dyshja, gjithçka mbetet në nivel aludimesh dhe interpretimesh nga publiku. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement