Haradinaj: Rryma e shtrenjtë po i dëmton bizneset, pa kushte nuk ka prodhim e eksport - Gazeta Express
string(83) "haradinaj-rryma-e-shtrenjte-po-i-demton-bizneset-pa-kushte-nuk-ka-prodhim-e-eksport"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 17:05

Haradinaj: Rryma e shtrenjtë po i dëmton bizneset, pa kushte nuk ka prodhim e eksport

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 17:05

Në hapjen e fabrikës “Green House”, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka vlerësuar historinë e suksesit të familjeve Rexhepaj dhe Mehmetaj, të cilat pas viteve të mërgimit në Zvicër janë kthyer për të investuar në Kosovë, duke ndërtuar një kompani moderne që eksporton 100% në tregjet evropiane.

Haradinaj ka theksuar se ky është shembull i qartë se si puna dhe vizioni mund ta bëjnë Kosovën konkurruese në Evropë, duke nisur nga një hapësirë e vogël me qira e deri te një fabrikë me kapacitete të avancuara prodhuese.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se bizneset vendore po përballen me një barrë të rëndë për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike, çka po ua vështirëson ndjeshëm konkurrencën me vendet fqinje dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Sipas tij, nuk mund të kërkohet më shumë prodhim, eksport dhe vende pune pa krijuar kushte të favorshme për investitorët.

Ai ka shtuar se në qeverisjen e ardhshme prioritet do të jetë ndërtimi i termocentralit të ri dhe realizimi i gazsjellësit amerikan, si masa që do të garantojnë energji stabile dhe me çmim më të ulët për bizneset në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement