Bilall Kasami i VLEN godet Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup për shkak të postimit për protestën e studentëve - Gazeta Express
string(109) "bilall-kasami-i-vlen-godet-ambasadorin-e-shqiperise-ne-shkup-per-shkak-te-postimit-per-protesten-e-studenteve"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 22:39

Bilall Kasami i VLEN godet Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup për shkak të postimit për protestën e studentëve

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 22:39

Njëri nga krerët e VLEN, Bilall Kasami, deklaroi se as VLEN dhe as Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk kanë kërkuar në asnjë moment tërheqjen e ambasadorit të Shqipëria në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani.

Në një konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me raportimet për largimin e mundshëm të Meidanit, Kasami tha se vendimmarrja për ambasadorët është çështje e shtetit shqiptar.

“VLEN por edhe Qeveria e Maqedonisë, në asnjë moment nuk kanë pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për ta tërhequr ambasadorin”, deklaroi Kasami.

Megjithatë, ai kritikoi punën e ambasadorit Meidani, duke thënë se do të dëshironte që ai të fokusohej më shumë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në vend.

“Ne do të kishim dashur që ai më shumë të përfaqësojë qytetarët, apo të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, më shumë sesa disa grupacione politike”, tha Kasami.

Ai shtoi se vlerësimi për angazhimin e ambasadorit është përgjegjësi e institucioneve të shtetit shqiptar.

Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me vargjet e Fishtës: Gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta

Advertisement
Advertisement
Advertisement