Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me vargjet e Fishtës: Gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta - Gazeta Express
string(130) "protesta-e-studenteve-ne-rmv-ambasadori-meidani-mesazh-me-vargjet-e-fishtes-gjuhen-tuej-kurr-mos-ta-lini-mos-ta-lini-sa-tjete-jeta"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 19:41

Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me vargjet e Fishtës: Gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 19:41

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e gjuhës shqipe në prag të protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, për mbrojtjen e saj dhe kryerjen e provimeve në shqip.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meidani ka ndarë disa vargje nga poema “Gjuha Shqype” e Gjergj Fishta, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës. /Panorama

Në postimin e tij, ambasadori ka veçuar vargjet:

“Pra, shqyptarë çdo fes qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta…”

Mesazhi i tij vjen në një moment kur çështja e përdorimit dhe respektimit të gjuhës shqipe ka nxitur reagime dhe organizime protestash nga studentët shqiptarë në Shkup.

Advertisement
Advertisement
Advertisement