Selena Gomez shet vilën luksoze në Encino - Gazeta Express
string(41) "selena-gomez-shet-vilen-luksoze-ne-encino"

Yjet

Gazeta Express

20/05/2026 20:28

Selena Gomez shet vilën luksoze në Encino

Yjet

Gazeta Express

20/05/2026 20:28

Selena Gomez po i thotë lamtumirë vilës së saj luksoze në Encino të Kalifornisë. Këngëtarja dhe aktorja e njohur e ka nxjerrë në shitje rezidencën për 6.49 milionë dollarë, vetëm disa muaj pasi nisi një kapitull të ri të jetës me producentin muzikor Benny Blanco.

Sipas mediave të huaja, Gomez e kishte blerë pronën në vitin 2020 për 4.89 milionë dollarë, përpara se të niste lidhjen me Blancon. Vendimi për shitjen vjen pasi çifti bleu një rezidencë shumë më të madhe në Beverly Hills, me vlerë rreth 35 milionë dollarë.

Vila në Encino shtrihet në afro 11,500 metra katrorë dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi dhe tetë tualete. Prona ka edhe një histori të veçantë, pasi dikur i përkiste legjendës së muzikës Tom Petty, i cili e ndërtoi shtëpinë në vitin 1989 dhe jetoi aty për shumë vite.

Para se të blihej nga Selena, rezidenca iu nënshtrua një rinovimi të plotë dhe sot përshkruhet si një kompleks privat për yje. Brenda saj ndodhen ambiente të shumta luksoze, përfshirë palestër, dhomë masazhi, kinema private, bodrum vere, studio muzikore dhe një kabinë vokali, e cila besohet të ketë qenë pjesë e studios origjinale të Tom Petty-t.

Një nga hapësirat më të veçanta të shtëpisë është kuzhina, e cila vjen me sipërfaqe mermeri, ishull qendror dhe stil elegant klasik. Ndërsa në pjesën e jashtme, vila ofron një pishinë të madhe, spa, bar, kabana dhe një ujëvarë dekorative që derdhet drejt pishinës.

Edhe pse shtëpia është zbrazur nga sendet personale të artistes, në disa ambiente ende dallohen detaje që lidhen me stilin e saj. Në fotot e publikuara nga agjencia imobiliare, në ekranin e kinemasë private shfaqet një video e Selena Gomez duke performuar.

Aktualisht, Selena Gomez dhe Benny Blanco po shijojnë jetën në rezidencën e tyre të re në Beverly Hills, të cilën e blenë në fund të vitit 2024. Prona luksoze ka shtatë dhoma gjumi, 12 banja dhe dy shtëpi të veçanta për mysafirë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement