Meghan dhe Harry festojnë 8-vjetorin e martesës - Gazeta Express
string(47) "meghan-dhe-harry-festojne-8-vjetorin-e-marteses"

Yjet

Gazeta Express

20/05/2026 20:36

Meghan dhe Harry festojnë 8-vjetorin e martesës

Yjet

Gazeta Express

20/05/2026 20:36

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë shënuar 8-vjetorin e martesës së tyre me një seri fotografish të rralla nga ceremonia mbretërore, të cilat nuk ishin publikuar më parë.

Dukesha e Sussex i ndau pamjet në “Instagram” të martën, më 19 maj, duke shkruar: “Si sot, tetë vite më parë”. Në postimin e parë, Meghan dhe Harry shfaqen vetëm në pistën e vallëzimit, gjatë momentit të vallëzimit të parë si çift i martuar.

Në disa prej imazheve, Meghan shihet me krahët rreth qafës së Harry-t, ndërsa çifti shijon momentet intime të festës. Një nga fotografitë tregon edhe një puthje romantike mes tyre, larg protokollit zyrtar të ceremonisë.

Seti i dytë i fotografive ofron një vështrim më të afërt nga prapaskenat e dasmës mbretërore. Meghan publikoi pamje nga brenda “St. George’s Chapel” në Kështjellën Windsor, ku ajo dhe Harry po përgatiteshin për fotografinë zyrtare të dasmës.

Në mesin e fotove shfaqet edhe Elton John duke performuar gjatë ceremonisë, si dhe momente nga fjalimi i Princ Harry-t para familjes dhe të ftuarve. Fotografia e fundit e publikuar nga Meghan paraqet çiftin duke shkëmbyer një puthje të ëmbël.

Harry dhe Meghan u njohën në vitin 2016 dhe, pas dy vitesh lidhje, u martuan në maj të vitit 2018 në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. Dasma shënoi nisjen e një kapitulli të ri për çiftin, i cili më vonë do të merrte vendimin e bujshëm për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore.

Rreth dy vite pas martesës, ata u larguan nga rolet e tyre zyrtare në familjen mbretërore dhe u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që prej atëherë, Meghan dhe Harry jetojnë në Montecito të Kalifornisë, së bashku me dy fëmijët e tyre, Princ Archie dhe Princeshë Lilibet.

Në një intervistë për “Harper’s Bazaar” në nëntor 2025, Meghan foli me shumë ngrohtësi për bashkëshortin e saj.

“Harry ka një ndjesi të mrekullueshme fëminore. Më tërhoqi shumë kjo pjesë e tij dhe ai e nxori edhe tek unë. Kjo reflektohet në çdo pjesë të jetës sonë. Edhe në biznes, dua që të luajmë, të argëtohemi dhe të jemi krijues”, u shpreh ajo.

Dukesha shtoi se Harry vazhdon ta dojë hapur dhe plotësisht.

“Askush në botë nuk më do më shumë se ai, ndaj e di se gjithmonë do të kujdeset të më mbështesë”, tha Meghan.

Edhe Princi Harry ka folur shpesh për jetën e re në Kaliforni dhe për rëndësinë e familjes. Në një intervistë për “The New York Times” në dhjetor 2024, ai tha se ndihet i lumtur që po i rrit fëmijët në SHBA.

“Më pëlqen të jetoj dhe të rris fëmijët këtu. Është një pjesë e jetës sime që nuk mendoja se do ta përjetoja ndonjëherë dhe më duket sikur është jeta që nëna ime do të kishte dashur për mua”, tha Harry.

Ai shtoi se, që prej zhvendosjes në Amerikë, fokusi i tij kryesor ka qenë të jetë një bashkëshort dhe baba sa më i mirë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement