U nominua nga Trump si kandidat për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër para Senatit - Gazeta Express
string(116) "u-nominua-nga-trump-si-kandidat-per-postin-e-ambasadorit-amerikan-ne-shqiperi-eric-wendt-raporton-neser-para-senatit"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 23:42

U nominua nga Trump si kandidat për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër para Senatit

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 23:42

Nesër, në orën 16:00, i nominuari nga presidenti Donald Trump për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, do të paraqitet përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, siç e do procedura për konfirmimin e tij.

Gjatë seancës dëgjimore pritet të diskutohen prioritetet dhe objektivat e marrëdhënieve SHBA dhe Shqipërisë, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Eric Wendt është ish-gjeneral me tre yje i ushtrisë amerikane dhe ish-komandant i forcave speciale të NATO-s, me një karrierë mbi 34-vjeçare në strukturat ushtarake amerikane. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi, duke u konsideruar një figurë me përvojë të gjerë në çështjet e sigurisë dhe operacioneve ndërkombëtare. /TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement