Arsyetohet Konjufca: Një pseudo-gazetar e përdori  “frizere”, më pengoi ky term, kam respekt edhe sot për Vjosa Osmanin - Gazeta Express
string(107) "reagon-konjufcanukeofendovaosmanin-nje-pseudo-gazetari-e-perdori-termin-frizere-nuk-e-degjova-sakte-pyetjen"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 23:11

Arsyetohet Konjufca: Një pseudo-gazetar e përdori  “frizere”, më pengoi ky term, kam respekt edhe sot për Vjosa Osmanin

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 23:11

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pasi ka ofenduar presidenten Vjosa Osmani, duke e quajtur “frizerkë”, një etiketë e përhapur në rrjetet sociale.

Konjufca ka thënë se nuk e ka ofenduar Osmanin, por sipas tij “një pseudogazetar e ndërpreu dhe e përdori termin ‘frizere”.

Më pas ai thotë “Pyetjen as që e dëgjova saktë për shkak të zhurmës dhe artikulimit”.

Konjufca ka akuzuar mediat që e kanë shtrembëruar deklaratën:

Postimi i plotë:

Unë rrallë reagoj për lajme të rreme, sepse sot kjo të imponon të reagosh pothuajse çdo orë. Por kjo luftë speciale e sontme nuk më la indiferent. Meqë po e vërej qartë se prapa këtij shtrembërimi të qëllimshëm ekzistojnë qindra mekanizma të riprodhimit me një qëllim vërtet të keq. E qëllimi është kontaminimi i skenës politike edhe në hapësirat e fundit.

Në një tubim në Ferizaj, një pseudogazetar më ndërpreu dhe e përdori termin ‘frizere’. Pyetjen as që e dëgjova saktë për shkak të zhurmës dhe artikulimit. Ky term më pengoi dhe ia sqarova atij se shumë vajza e gra në popullin tonë e bëjnë këtë punë fisnike dhe e mbajnë familjen e tyre. Gjithashtu ia shpjegova se pikërisht për këtë shkak ky profesion është përfshirë edhe në programin e arsimit dual të inauguruar nga qeveria. Pra, diskutimi im pati vetëm një qëllim specifik: vërejtjen time që një term i tillë të mos përdoret në mënyrë përçmuese.

Asnjë diskutim imi nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani. Mediat qëllimkëqija, për kushedi çfarë kalkulimesh, e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe më pas ndërtuan rrëfimin e tyre të paqenë. Të gjithë ata që më njohin, e edhe vetë znj. Osmani, me të cilën kam bashkëpunim të gjatë dhe respekt të ndërsjellë, të cilin e ruaj edhe sot, e dinë qasjen time në politikë.

Për çdo rast, të gjithë atyre që ky konstrukt i inxhinieruar i luftës speciale i ka lënduar, u kërkoj ndjesë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement