Portugalia zbulon listën prej 26 lojtarëve për Botëror, edhe Ronaldo pjesë e saj - Gazeta Express
string(79) "portugalia-zbulon-listen-prej-26-lojtareve-per-boteror-edhe-ronaldo-pjese-e-saj"

Futboll

Gazeta Express

19/05/2026 16:20

Portugalia zbulon listën prej 26 lojtarëve për Botëror, edhe Ronaldo pjesë e saj

Futboll

Gazeta Express

19/05/2026 16:20

Është publikuar lista përfundimtare e Portugalisë për Kupën e Botës 2026, dhe Roberto Martinezi ka marrë një vendim të ashpër duke lënë jashtë një lojtar shumë të kërkuar nga Premierliga.

Sezoni i futbollit evropian për klube pothuajse ka përfunduar, me kampionatet në gjithë kontinentin që po mbyllen në ditët në vijim, përpara një vere të ngarkuar me Kupën e Botës.

Kupa e Botës 2026, që do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, nis zyrtarisht më 11 qershor, kur Meksika do të përballet me Afrikën e Jugut në stadiumin legjendar “Estadio Azteca”.

Para fillimit të turneut, të gjitha 48 kombëtaret pjesëmarrëse duhet të konfirmojnë listat përfundimtare me 26 lojtarë deri më 1 qershor, megjithëse shumë kombëtare po i publikojnë ato më herët.

Mes tyre janë Franca, Kroacia, Belgjika dhe së fundmi Brazili, ku trajneri Carlo Ancelotti mori një vendim kontrovers duke përfshirë Neymar Jr, në dëm të njërit prej lojtarëve më të mirë të Premierligës këtë sezon.

Tani edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka marrë një vendim po aq të ashpër teksa publikoi listën e plotë për Botërorin 2026.

Sigurisht, në skuadër janë përfshirë emra si kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, yjet e Manchester Cityt Matheus Nunes, Ruben Dias dhe Bernardo Silva, si dhe legjenda dhe kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, mungesa më e madhe duket të jetë ajo e lojtarit të West Ham Unitedit, Matheus Fernandes, i cili mbeti jashtë pavarësisht një sezoni mbresëlënës me “Hammers”.

Forma e tij e mirë bëri që ai të ftohej për herë të parë nga Portugalia në muajin mars, por megjithatë nuk do të jetë pjesë e ekipit këtë verë.

Paraqitjet e tij këtë sezon kanë bërë që ai të lidhet me disa nga klubet më të mëdha në botë, përfshirë Manchester Unitedin, pas një rekomandimi personal nga Bruno Fernandesi.

Dhe Matheus nuk është i vetmi yll i Premierligës që është lënë jashtë, pasi edhe lojtari i Tottenham Hotspurit, Joao Palhinha, mungon pavarësisht 37 paraqitjeve me kombëtaren seniore që nga debutimi i tij në mars 2021.

LISTA E PORTUGALISË PËR KUPËN E BOTËS 2026:

Portierë: Diogo Costa, José Sá, Rui Silva, Ricardo Velho

Mbrojtës: Diogo Dalot, Matheus Nunes, Nélson Semedo, João Cancelo, Nuno Mendes, Gonçalo Inácio, Renato Veiga, Rúben Dias, Tomás Araújo

Mesfushorë: Rúben Neves, Samuel Costa, João Neves, Vitinha, Bruno Fernandes, Bernardo Silva

Sulmues: João Félix, Trincão, Francisco Conceição, Pedro Neto, Rafael Leão, Gonçalo Guedes, Gonçalo Ramos, Cristiano Ronaldo./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement