Ndermarrja Publike “Tregu i Gjelberte” Kumanove, te shtunen do ta hap Tregun e Veturave ne Kojnare te Poshtme te Kumanoves. Sipas paralajmerimeve te drejtorit te kesaj ndermarrjeje z.Suad Zejnullahi, tregu do të funksionojë çdo të shtunë nga ora 7:00 deri në orën 15:00, kurse ka një kapacitet prej 200-300 automjete, njofton ‘KumanovoNews”, përcjellë portal “KumanovaSot”.
“Si komuna më e madhe në rajon, ne kemi nevojë për një shërbim të tillë. Ne kemi kapacitet njerëzor dhe pa investime të mëdha do të jemi në gjendje t’u ofrojmë këtë shërbim qytetarëve. Ky do të jetë tregu i parë i automobilave në rajon”, tha Drejtori i Përkohshëm Suad Zejnullahi.
Ai ka bërë të ditur se ka interes edhe midis pronarëve të parcelave private, të cilët do të shisnin makinat e tyre në tregun e ri të automobilave gjatë fundjavave, si dhe midis qytetarëve që duan të vizitojnë tregje të tilla.
Është shtruar parking për nevojat e tregut, që do të zgjidhë problemin e parkimit. Parkingu do të ketë kapacitet për 1.200 automjete.
tag_katrorimaqedoni_2
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...