Njëri nga organizatorët e protestës studentore, Mevlan Ademi në emisionin Click Plus në TV21 bëri thirrje për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ademi tutje theksoi se çdo ligj i ri i cili nuk është i harmonizuar me ligjin aktual për përdorimin e gjuhëve na dërgon pas.
“Bëj thirrje që të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve, ashtu siç është. Çdo largesë prej asaj, çdo ligj i ri që nuk është i harmonizuar me këtë ligj po na dërgon neve pas. E tash ne mund të kemi 10 provime për studentët që janë në gjuhën maqedonase e këto 10, tani ne nuk do të bëjmë 10 komisione të reja e 10 ligje të reja. Por të bëhet një zgjidhje, të bazohen te ligji për përdorimin e gjuhëve në çdo kërkesë tonën të cilët ne do të dorëzojmë vetëm të bazohen në ligjin aktual”, deklaroi njëri nga organizatorët e protestës studentore, Mevlan Ademi.
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...