Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku ka mbetur i plagosur efektivi i policisë, Anxhelo Kumaraku.
Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ku pas plagosjes polici është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Anxhelo Kumaraku, rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve, shkruan Euronews.al.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.