Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një video nga takimi që ai së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani, kanë zhvilluar sot në Ferizaj.
Në postimin e tij, Abdixhiku ka thënë se ‘’kjo është koha jonë’’.
‘’Mobilizim. Energji. Angazhim.
Mos lini gur pa lëvizë. Mos lini derë pa trokitë. Mos lini qytetar pa takuar.
Kjo është koha jonë!
#LDK113’’, ka shkruar Abdixhiku.