Gazetari i Zerit, Albert Limani, përmes një postimi në Facebook, i cili është duke qëndruar në Vjenë për Eurovisionin, ka thënë se një grua nga delegacioni i Serbisë ka tentuar ta heq flamurin e Kosovës, derisa ata kanë qenë duke parë përformancën e Alis.
Limani ka thënë se ai nuk ka lejuar që flamuri i Kosovës të preket.
Postimi:
Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”.
Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht.
Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht.