Kurti në natyrë, i duken interesant delet duke kullotur dhe gjelbërimi: Kjo është situatë ilire - Gazeta Express
string(93) "kurti-ne-natyre-i-duken-interesant-delet-duke-kullotur-dhe-gjelberimi-kjo-eshte-situate-ilire"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 22:47

Kurti në natyrë, i duken interesant delet duke kullotur dhe gjelbërimi: Kjo është situatë ilire

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 22:47

Më herët, qeveria bëri të ditur për nisjen e punimeve në rrugën Rancë -Greiçec.

Për këtë, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka ndarë një video, nga punimet atje e me qytetarë, teksa bisedon me ta.

‘’Kjo është situatë ilire’’, dëgjohet Kurti të thotë ndër tjerash.

Postimi:

Me segmentin e gjatë mbi tri kilometra të rrugës Rancë – Greiçec, po e lidhim Shtimen me Suharekën, të dy këto komuna që mbeten disi të izoluara nga Autostrada e Kombit “Ibrahim Rugova”.

Suhareka dhe Shtimja kanë natyrë të bukur, kanë trashëgimi kulturore, kanë popullsi punëtore e patriotike dhe kanë diasporë të madhe.

Andaj, me këtë segment rrugor do të lehtësohet qarkullimi për qytetarët, për bizneset, por edhe për turistët vendorë dhe të huaj.

Gjithashtu do ta bëjmë edhe autostradën Duhël – Banullë, e cila kalon nga komuna e Suharekës nëpër atë të Shtimes për në Banullë të Lipjanit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement