Një legjendë e futbollit thotë se Messi mund ta fitojë Topin e Artë për herë të nëntë - Gazeta Express
string(85) "nje-legjende-e-futbollit-thote-se-messi-mund-ta-fitoje-topin-e-arte-per-here-te-nente"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2026 21:40

Një legjendë e futbollit thotë se Messi mund ta fitojë Topin e Artë për herë të nëntë

Futboll

Gazeta Express

15/05/2026 21:40

Supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal është informuar se çfarë duhet të bëjë për t’u bërë kandidat serioz për Topin e Artë në vitin 2026, ndërsa Ruud Gullit ka shpjeguar për “GOAL” pse një triumf i nëntë për Lionel Messin nuk mund të përjashtohet.

Titulli i lojtarit më të mirë në botë pritet t’i jepet një superylli që do të shkëlqejë në Kupën e Botës këtë verë.

Messi e arriti këtë në Katar 2022, kur udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit historik dhe fitoi Topin e Artë të tetë në karrierë.

Ai tani ka tri Topa të Artë më shumë se rivali i tij i përjetshëm Cristiano Ronaldo, i cili triumfin e fundit e shijoi në vitin 2017.

Edhe në moshën 41-vjeçare, legjenda e Manchester Unitedit dhe Real Madridit vazhdon të luajë në nivel të lartë me Al-Nassr.

Ronaldo do të jetë pjesë e një Portugalie plot yje në Kupën e Botës 2026 dhe synon trofeun më të madh me kombëtaren.

Nëse CR7 arrin ta fitojë Kupën e Botës si kapiten dhe protagonist kryesor, pyetja është nëse ai mund të rikthehet në garë për Topin e Artë.

I pyetur nëse Messi dhe Ronaldo kanë ende një Top të Artë tjetër brenda vetes, ish-ylli i Milanit dhe Chelseat, Ruud Gullit – fitues i këtij trofeu në vitin 1987 – tha për “GOAL”:

“Nëse Messi ka ndikim vendimtar, atëherë sigurisht. Por kjo është edhe ajo që dëshiron Ronaldo – dhe Portugalia gjithashtu ka një ekip shumë të mirë”, tha ai.

Megjithatë, një fitues më i mundshëm shihet sensacioni i Barcelonës, Lamine Yamal.

Në vetëm 18-vjeç, ai tashmë ka përfunduar i dyti në renditjen për Topin e Artë dhe në CV-në e tij ka trofe të La Ligës dhe Kampionatit Evropian.

Disa kanë sugjeruar se talenti spanjoll mund të kalojë edhe rekordin e Messit me tetë Topa të Artë, por Gullit nuk është i bindur se kjo rrugë do të nisë që në vitin 2026.

I pyetur nëse Yamal mund ta fitojë trofeun këtë vit, ish-reprezentuesi holandez u përgjigj:

“Mendoj se gjithçka varet nga mënyra si do të luajë në Kupën e Botës. Edhe nëse fiton Ligën e Kampionëve – gjë që Yamal nuk mund ta bëjë këtë herë – ai duhet të shkëlqejë në Kupën e Botës për të lënë gjurmë dhe për të qenë kandidat për Topin e Artë, sepse nuk ka qenë në finale”, tha ai.

“Pra, kush tjetër nga finalistët e Championsit afrohet këtë vit? Ousmane Dembélé, sigurisht – ai tashmë e ka fituar. Por për mua, një nga më të mirët është Vitinha. Lojtar i pabesueshëm. Mendoj se ai është motori i asaj mesfushe. Mund të jetë fantastik edhe në Kupën e Botës”, e mbylli holandezi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement