OVL falënderon qytetarët pas intervistimit të Lushtakut: Dëshmuat unitet, mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK’së - Gazeta Express
string(117) "ovl-falenderon-qytetaret-pas-intervistimit-te-lushtakut-deshmuat-unitet-mesazh-i-qarte-i-respektit-per-luften-e-uckse"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 20:09

OVL falënderon qytetarët pas intervistimit të Lushtakut: Dëshmuat unitet, mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK’së

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 20:09

OVL UÇK ka falënderuar qytetarët që morën pjesë sot në mbështetje të Sami Lushtakut, i cili u intervistua ditën e sotme lidhur me incidentin e djeshëm në Skenderaj.

OVL ka thënë se, qytetarët dëshmuan unitet, dinjitet dhe gatishmëri për të qëndruar pranë vlerave të luftës.

Postimi:

OVL UÇK, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për të gjithë  iu që u përgjigjët ftesës sonë dhe u mblodhët sot në Skenderaj, duke dëshmuar edhe një herë unitetin, dinjitetin dhe gatishmërinë për të qëndruar pranë vlerave të luftës sonë çlirimtare.

Prania juaj ishte mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK-së dhe për dinjitetin e secilit ushtar të lirisë.

Njëkohësisht, ju lusim që të gjithë të shpërndaheni dhe të ktheheni qetësisht në shtëpitë tuaja, me dinjitetin dhe përgjegjësinë që gjithmonë i ka karakterizuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faleminderit për respektin, mobilizimin dhe kulturën qytetare që treguat sot.

Advertisement
Advertisement
Advertisement