Smakiqi: KPK për të treguar integritet nuk e shpall konkursin për Kryeprokuror të Shtetit - Gazeta Express
string(88) "smakiqi-kpk-per-te-treguar-integritet-nuk-e-shpall-konkursin-per-kryeprokuror-te-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 21:04

Smakiqi: KPK për të treguar integritet nuk e shpall konkursin për Kryeprokuror të Shtetit

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 21:04

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Tempus”, tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) për të treguar integritet nuk e shpall konkursin për Kryeprokuror të Shtetit.

Lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, avokati Smakiqi tha se kur kemi një ndërhyrje politike direkte nga një Kryeministër dhe Qeveri që i etiketon prokurorët, atëherë në këtë fazë duhet të shtyhet dhe të mos shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit për të treguar ky Këshill i ri integritet dhe pavarësi që të mos ketë ndikime politike.

Avokati Smakiqi theksoi se nxitimi për të shpallë një konkurs nënkupton ndërhyrje direkte në punën e Këshillit Prokuroial të Kosovës.

Sipas Smakiqit, rekomandimi i Këshillit të kaluar për Blerim Isufajn në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, është ende në fuqi, duke thënë se Këshilli i ri duhet ta shqyrtojë edhe njëherë këtë rekomandim nese duhet ta shfuqizojë dhe cilat janë arsyet e shfuqizimit, për shkak të refuzimit të presidentes Vjosa Osmani që ta dekretojë.

“Si mund të shpall KPK-ja një konkurs kur rekomandimi i ish-KPK është në fuqi. Duhet KPK të shqyrtojë edhe njëherë rekomandimin për Blerim Isufajn se a mund ta shfuqizojë dhe cilat janë arsyet që ta shfuqizoj”, tha Smakiqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement